Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit Tekstil & Lëkurë – Këpucë me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.

Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit Tekstil & Lëkurë – Këpucë me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.
Ky aktivitet i organizuar nga AIDA, mblodhi bashkë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shoqata Pro-Eksport Albania, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Departamenti i Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Expo City Albania, SIPPO Albania, Swisscontact, ekspertë të fushës, si dhe biznese të këtij sektori.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth nevojave të industrisë së Tekstil & Lëkurë – Këpucë, që lidhen kryesisht me trajnimet, certifikimet e produkteve, dedikimin e një fondi të veçantë për mbulimin e problematikave aktuale, si edhe promovimin e kësaj industrie.
Gjatë aktivitetit u parashtruan edhe sfidat aktuale që kjo industri po ndesh gjatë zhvillimit të aktivitetit të saj si: zhvlerësimi i euros, aksesi në financë, fuqia punëtore e kualifikuar, inovacioni, fleksibiliteti për përshtatje në një treg të ri dhe të tjera.
Në përfundim, rekomandimet dhe sugjerimet që dolën nga ky takim, do të adresohen pranë institucioneve përgjegjëse me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e kësaj industrie me potencial të lartë në ekonominë vendase.
  
BACK TO NEWS