Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me pjesëmarrës të tjerë, mori pjesë në trajnimin tre ditor të mbajtur në datat 17-19 Tetor 2023, me temë “Market, Trade and Export Analysis”, në ambientet e MBZHR.

Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me pjesëmarrës të tjerë, mori pjesë në trajnimin tre ditor të mbajtur në datat 17-19 Tetor 2023, me temë “Market, Trade and Export Analysis”, në ambientet e MBZHR. Ky trajnim u organizua në kuadër të menaxhimit të projektit për Shqipërinë nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC), me qendër ne Gjenevë.

Projekti synon të nxisë konkurrencën dhe rritjen e qëndrueshme të eksportit të NVM-ve dhe përmirësimin e kapaciteteve të organizatave mbështetëse të biznesit, duke nxitur shkëmbimin rajonal dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet këtyre dy palëve nga vendet partnere. Sektori që do të mbështetet nga projekti është agrobiznesi dhe konkretisht produktet si: vaji i ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike dhe perimet e freskëta.

Trajnimi i mbajtur nga përfaqësuesja e ITC u fokusua në prezantimin e mjeteve analitike që ofron platforma, me qëllim evidentimin e mundësive të biznesit në tregje të huaja dhe njohjen e kushteve për të hyrë në këto tregje. Në përfundim pjesëmarrësit prezantuan factsheet-et që realizuan duke përdorur platformën e ITC.

 

BACK TO NEWS