SV MEGA

SV Mega është një tjetër kompani me kapital italo-shqiptar që ka investuar në Shqipëri në fushën e automotivës. E themeluar në vitin 2014, sot kompania ka 109 të punësuar, dhe synon të rrisë më tej kapacitetet e saj prodhuese dhe aftësimin profesional të punonjëseve.

Kompania prodhon, përpunon, rifinon aksesorë dhe komponentë të autoveturave dhe mjeteve të lundrimit. Së fundimi SV Mega ka përfituar nga shërbimet e AIDA-s dhe skema e kontratës së qirasë me “1 Euro” shërbimi duke u zgjeruar përmes hapjes së një fabrikë të re, e cila është e specializuar në veshjen e timonëve në çelik dhe poliuretan.

Duke parë dhe interesin gjithmonë e më shumë në rritje të investitorëve të huaj në këtë sektor, qeveria shqiptare përmes ndërhyrjeve në legjislacionin fiskal synon të ofrojë lehtësira fiskale për kompanitë që operojnë në fushën e automotivës me qëllim tërheqjen e mëtejshme të investimeve.

BACK TO NEWS