Takim i AIDA-s me Konsorciumin për Zhvillimin Industrial Roma – Latina
U mbajt më datë 11 Korrik 2019, takimi ndërmjet AIDA-s dhe përfaqësuesve të Konsorciumit për Zhvillimin Industrial të Romës dhe Latinës, pranë mjediseve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ky takim pati si qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacioneve mbi aktivitetin e të dyja institucioneve.
Fjalën e mori përfaqësuesja e AIDA-s Znj. Dorina Patuzi, e cila bëri një prezantim të rolit të AIDA-s si dhe mundësive për investim që ofron Shqipëria duke u ndalur sidomos në sektorët strategjikë.
Çështjet kryesore të cilat u diskutuan lidheshin me aplikimin për të fituar statusin e një investitori strategjik, rolit që ka AIDA në këtë proçes, nga propozimi i projektit e deri në rezultatin final, nëse projektit i aprovohet statusi.
Në vazhdim të takimit u qartësuan kriteret ligjore për ta quajtur një projekt investim strategjik, sektorët, nënsektorët dhe kufijtë e vlerës së investimit. Interes më i madh prej tyre u shpreh kryesisht për sektorin e turizmit, energjisë si dhe zonat me përparësi zhvillimi.