Takim informues në qarkun Fier dhe Vlorë

Takim informues në qarkun Fier dhe Vlorë
 Vijojmë me sesionet informuese në kuadër të thirrjes për mbështetje me fond për ndërmarrjevet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për vitin 2024, këtë herë në qytetin e Fierit.
 Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën më në detaje me kriteret dhe kushtet e dy skemave mbështetëse, të cilat synojnë të rrisin mundësitë për zhvillim ekonomik dhe inovacion për NMVM-të.
 Sëbashku me stafin e AIDA-s, pjesëmarrësit diskutuan mundësitë e reja dhe mënyrat e bashkëpunimit për të përfituar nga këto skema.
BACK TO NEWS