Takim për bashkëpunim midis AIDA-s dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Më 26 shkurt 2020, në ambientet e AIDA-s u zhvillua takimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe AIDA-s, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit. Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Ledina Beqiraj dhe Znj. Sonila Meka, Përgjegjëse e Sektorit të Koordinimit, Analizës dhe Raportimeve, u priten në takim nga Drejtoresha e Drejtorisë Marketing dhe Kërkim Analizë Znj. Dilfirus Vrioni dhe Përgjegjësja e Sektorit Aftercare Znj. Dorina Patuzi.

Qëllimi i takimit ishte si të jemi më pranë biznesit për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme, jo vetëm në kuadër të fondeve që akordohen për fuqizimin e tyre, por dhe për të asistuar AIDA-n edhe në lidhje me regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, detyrë funksionale kjo e DPPI. Në terma afatgjatë bashkëpunimi, u dakordësua rishikimi i mundësisë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ç’ka do të formalizojë më tej modalitetet e përbashkëta të ndërveprimit midis AIDA dhe DPPI. Info days pranë NVM-ve dhe Start-up janë një formë konkrete bashkëpunimi ku DPPI do sigurojë informacionin dhe mbështetjen e nevojshme për rëndësinë që mbart regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale, duke u konsideruar si një aset shumë i rëndësishëm për çdo kompani apo biznes.

BACK TO NEWS