Si të Përfitoni një Pronë

Si të pëfitoni një pronë

Fitimi i së drejtës së pronësisë, të pasurisë së paluajtshme në Shqipëri, mund të realizohet në disa forma ligjore, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil ose përmes ligjeve të veçanta.

Në çdo rast, fitimi i së drejtës së pronësisë kalon nëpër dy faza:

Kufizimet e mësipërme nuk zbatohen kur krijohet një kompani e re shqiptare edhe me 100% pronësi nga një investitor i huaj ose përmes blerjes së aksioneve, në kompanitë ekzistuese shqiptare.

Pronësia mbi pronat e paluajtshme në Shqipëri mund të jetë shtetërore ose private.

Pasuritë shtetërore mund t’i ofrohen bizneseve private, nëpërmjet tre mënyrave të mëposhtme:

  • Shitje nëpërmjet privatizimit
  • Dhënie me qira
  • Enfiteozë

Tek kontrata e enfiteozës subjekti përveçse fiton të drejtën e përdorimit, duhet edhe ta përmirësojë objektin e kontratës. Gjithashtu, me enfiteozë mund të jepen veç pasuritë e paluajtshme. Ndërkohë, me qira jepen si pasuritë e paluajtshme ashtu dhe ato të luajtshme.

Pasuritë shtetërore u jepen me qira ose enfiteozë të tretëve nëpërmjet procedurës së konkurrimit,duke përjashtuar rastet konkrete të përcaktuara sipas të cilave, pasuritë shtetërore jepen pa konkurrim.

Social Media

Kerko360.al