Thirrje e Hapur për programin “EIC Solvers”
Thirrja e Hapur për EIC Solvers është një mundësi ekskluzive për SME-të e financuara aktualisht ose më parë nga Këshilli Evropian i Inovacionit për të testuar idetë e tyre inovative dhe për të zhvilluar një zgjidhje për një sfidë konkrete që ekziston në sektorin publik.
Për të aplikuar, një EIC Solver duhet të bashkohet me një organizatë publike (Challenger) dhe të propozojë problematikën e hasur, ashtu edhe zgjidhjen që do të zhvillojnë për atë problematikë.
Katër konsorciumet kryesore Challenger/Solver për këtë thirrje do të zgjidhen për t’iu bashkuar një programi 10-mujor të bashkëkrijimit, të mbështetur nga ekipi InnoBuyer.
Cfarë mbështet thirrja:
• Grante deri në 55,000 € për përfituesin e EIC – financuar 100% nga Komisioni Evropian;
• Financim deri në 10.000 € për organizatën publike financuar 100% nga Komisioni Evropian;
• Krijimin e një impakti real duke trajtuar një sfidë konkrete në sektorin publik;
• Punimin praktikisht me një organizatë publike sipas zgjedhjes suaj gjatë një periudhë 10-mujore të bashkëkrijimit;
• Kuptimin se si si funksionojnë organizatat publike dhe si ndryshojnë nevojat e tyre nga sektori privat;
• Mësimin se si risia juaj mund t’i përshtatet nevojave të një sfide konkrete.
Për më shumë informacion mbi thirrjen vizitoni link-un: https://innobuyer.eu/eic-solvers/ , si dhe Guidën e Aplikantëve: https://innobuyer.eu/…/10/Guidelines-for-Applicants-1.pdf