Thirrje për aplikim për përzgjedhjen e mentorëve për ofrimin e trajnimit për sipërmarrje për të rinjtë (grupmosha 15-29 vjeç) dhe gra të papuna në zonën e Bashkisë Shkodër, Bashkisë Vau i Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, “Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020”, nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, shpall thirrjen për mentorë të interesuar për ofrimin e shërbimit të trajnimit me qëllim aftësimin për krijimin e planeve të biznesit dhe fillimin e një biznesi, për të rinjtë (mosha 15-29 vjeç) dhe gra të papuna, në Bashkitë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe.
Thirrja ka në fokus ofrimin e dy shërbimeve nga ana e mentorëve:
1. Ofrimi i trajnimeve me njohuri bazë dhe përgatitja e një manuali me udhëzime për 15 pjesëmarrës që do të zhvillojnë plane biznesi dhe do të fitojnë njohuritë e nevojshme për të filluar biznesin e tyre;
2. Trajnime individuale mentorimi me 15 pjesëmarrësit që duhet të zhvillojnë dhe krijojnë planet e tyre të biznesit, për një kohëzgjatje prej 20 (njëzet) orë për pjesëmarrës/ të trajnuar.
Për më shumë informacion mbi aplikimin, dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe formularin e aplikimit, konsultoni linkun bashkëlidhur: Link
Gjithashtu, për çdo pyetje ose informacion shtesë na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.