Thirrje për bizneset: Industria Ushqimore & Agrobiznesi

✨️Thirrje për bizneset: Industria Ushqimore & Agrobiznesi
Në kuadër të Forumit Ekonomik Poloni–Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare të industrisë ushqimore dhe agrobiznesit të bëhen pjesë e delegacionit zyrtar në Varshavë. Produktet “Made in Albania” kanë potencial të rrisin praninë e tyre në tregun evropian përmes partneriteteve të reja dhe zgjerimit të bashkëpunimeve tregtare.
🤝 Forumi ekonomik do të ofrojë mundësi për lidhje direkte me distributorë dhe importues polakë si dhe zgjerimin e rrjeteve tregtare ndërkombëtare.
📍 Varshavë, Poloni
📅 19 Qershor 2026
📩 Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë shprehjen e interesit në: info@aida.gov.al
BACK TO NEWS