U mbajt më datë 8 tetor 2020, në Tiranë, ingaurimi i Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri

Themelimi i Dhomës Ekonomike të Gruas është një nismë e krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të grave sipërmarrëse në Shqipëri, të cilat sipas studimeve kanë ende vështirësi në përqasjen në financa dhe vendimmarrje.

Për këtë arsye Dhoma synon të sjellë opinionet, shqetësimet, sfidat, vështirësitë e grave sipërmarrëse. Gjithashtu nëpërmjet arritjeve dhe historive të suksesit synon motivimin e mëtejshëm midis grave.

Duke u mbështetur në moton “Një grua më e fortë në ekonomi sjell prosperitet për familjen dhe shoqërinë”, kjo Dhomë do të ketë si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë, ofrimin e shërbimeve promovuese dhe zhvilluese me trajnim dhe mentorim, bashkëpunime kombëtare dhe rajonale, ngritjen e një rrjeti të grave sipërmarrëse, informim dhe mbështetje me projekte dhe konsulenca.

AIDA, e pranishme në aktivitetin e inagurimit, përshëndet dhe mbështet këtë nismë të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit, si dhe fton të gjitha gratë sipërmarrëse në Shqipëri të bëhen pjesë e Dhomës Ekonomike të Gruas për të ndikuar në zhvillimin e njëra tjetrës.

BACK TO NEWS