U mbajt me sukses Forumi Biznesit Shqipëri-Greqi, që u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
U mbajt me sukses Forumi Biznesit Shqipëri-Greqi, që u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si një ngjarje e rëndësishme që synonte të forcojë lidhjet ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy vendeve. Ky forum ofroi një platformë për diskutime mbi mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare dhe greke.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ishte e ftuar në këtë event, për të paraqitur ofertën e investimeve që vendi ynë mundëson. Znj. Saro theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti të favorshëm për investitorët e huaj dhe paraqiti strategjitë që AIDA ka ndërmarrë për të promovuar Shqipërinë si një destinacion tërheqës për investime dhe ftoi investitorët grek të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë biznes. Ajo nënvizoi se agjencia është e angazhuar të ofrojë mbështetje të plotë për investitorët, duke ofruar informacion të detajuar mbi mundësitë dhe procedurat ligjore, duke lehtësuar procesin e të bërit biznes dhe marrëveshje tregtare në Shqipëri.
Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe inkurajoi investitorët grekë të eksplorojnë mundësitë e investimeve në Shqipëri.
SH. S. Znj. Konstantina Kamitsi, Ambasador i Greqisë në Shqipëri, shprehu angazhimin e Greqisë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe theksoi potencialin e madh të partneritetit mes dy vendeve.
SH. S. Znj. Luela Hajdaraga, Ambasador i Shqipërisë në Greqi, diskutoi për rëndësinë e ndërlidhjes mes bizneseve dhe institucioneve të dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të ndërsjella.
Pas fjalimeve dhe nga të tjerë aktorë kryesorë të biznesit në dy vendet, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në takime B2B, duke eksploruar mundësi bashkëpunimi dhe ndërlidhje tregtare.
Ky forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe tregon angazhimin e të dyja vendeve për të promovuar një ambient të favorshëm për investitorët e huaj.