UK – Albania Tech Hub për të tretin vit radhazi mbështet bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë
Lajm i mirë, janë hapur aplikimet për të gjithë StartUp-et në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, vini re që aplikimet qendrojnë të hapura deri në datën 18 tetor 2019.
Synimi i UK – Albania Tech Hub është të lehtësojë partneritetet në teknologji midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Raundi i tretë i këtij programi, do të nisë në nëntor duke përfshirë 20 StartUp-e me potencial më të lartë zhvillimi, të cilët do të marrin pjesë në një seri workshop-esh dhe trajnimesh në Tiranë.
Pjesëmarrësit do të mentorohen për zhvillimin e ideve të tyre nëpërmjet praktikave dhe ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar
Pas përfundimit të kësaj faze, trajnimet do të vazhdojnë në Londër për të vazhduar eksplorimin e mundësive dhe lidhjeve me investitorët, klientët e mundshëm, ekspertët dhe rrjetin e fushës së teknologjisë.
Detajet e aplikimit në linkun më poshtë:
https://www.gov.uk/…/uk-albania-tech-hub-launches-call-for-…