Vizitoni Pavijonin Shqiptar në Hall 5, Stand 171, në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave Nuremberg Messe!

Data: 11-14 Shkurt 2025

Lokacioni: Nuremberg, Gjermani


BIOFACH 2025 – eventi lider në botë për sektorin organik, ku bashkohen kompani dhe profesionistë nga mbarë globi.

Pjesëmarrja Shqiptare, e organizuar nga AIDA në partneritet me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania, do të prezantojë:

8 kompani shqiptare të specializuara në Bimë Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe produkte organike të certifikuara.

Qëndroni të përditësuar! Ndiqni postimet tona për më shumë detaje mbi kompanitë pjesëmarrëse dhe përvoja nga panairi.