Workshopi i 3-të në kuadër të projektit FILA në Korçë

Në kuadër të implementimit të projektit FILA të bashkëfinancuar nga BE në programin Interreg Itali-Shqipëri-Mali i Zi, u zhvillua seminari i 3-të i Livinglabs në Korçë. Ky event kishte si qëllim analizimin dhe diskutimin me aktorët e inovacionit rezultatet e seminareve të mëparshme, me synim ndërtimin e një modeli FILA interaktiv dhe bashkëpunues për transferimin e njohurive, bazuar në qasjen e EIP-AGRI.

Ky workshop u organizua nga FSHZH Korçë dhe morën pjesë partnerët e projektit FILA, CIHEAM Bari si partneri lider dhe AIDA – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve si një nga partnerët shqiptarë, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, fermerët, OJQ-të dhe SME-të.

Veprimtaria u ndoq nga një i ftuar special Z. Pacome Elouna Eyenga, udhëheqës i ekipit të qasjes EIP-AGRI, i cili prezantoi rrjetin EIP-AGRI në Bujqësi, të financuar dhe menaxhuar nga BE, i cili bashkon aktorët e inovacionit në nivel të Bashkimit Europian.

BACK TO NEWS