Workshopi trajnues për bizneset e përzgjedhura në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punë Shqipëri – Mali i Zi”

Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua workshopi trajnues për bizneset e përzgjedhura në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punë Shqipëri – Mali i Zi”, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, nën Instrumentin për Asistencën së Para-Aderimit (IPA II). Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbështetja e procesit të punësimit duke ofruar mundësi për të fituar përvojë pune dhe për të zhvilluar aftësi profesionale.
Ky aktivitet i organizuar nga AIDA, në cilësinë e partnerit implementues për Shqipërinë, mblodhi bashkë përfaqësues të bizneseve të përzgjedhur si fitues në thirrjen e hapur për aplikime, të cilët nën drejtimin e ekspertit, u njohën me Udhëzuesin për Mentorët, një guidë e hartuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë mentorëve në zbatimin e trjanimeve. Gjithashtu, bizneset pjesëmarrëse u njohën dhe me paketën e plotë të dokumentacionit, të cilin do të duhet të plotësojnë gjatë kohëzgjatjes së trajnimeve.
Në vazhdim, pjesëmarrësit në bashkëpunim me ekspertin u angazhuan në një ushtrim praktik me ide dhe sugjerime për plotësimin e programit të trajnimeve në varësi të sektorëve përkatës.

Në përfundim të workshopit trajnues, pjesëmarrësit diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre mbi fillimin e trajnimeve dhe pritshmëritë e tyre nga ky projekt. Trajnimet pritet të fillojnë në muajin tetor dhe do të zgjasin tre muaj.

BACK TO NEWS