Zhvillohet sot në qytetin e Korçës aktiviteti “Ceremony of regional Winners of IDEA Challenge 2020”

U zhvillua sot në qytetin e Korçës aktiviteti “Ceremony of regional Winners of IDEA Challenge 2020”

Ky aktivitet u organizua nga projekti #IDEA, i cili ju ofron një mundësi unike nismave të bizneseve dhe sipërmarrjeve të reja për të rritur aftësitë për biznes dhe për të zhvilluar gjenerimin e ideve inovative dhe planeve të biznesit.

Sot në këtë aktivitet gjysmë finalistët e rajoneve Berat, Korcë, Vlorë, prezantuan idetë e tyre të biznesit përpara një jurie profesionale dhe të pavarur.

Pjesë e jurisë ishte dhe Znj. Dilfirus Vrioni, Drejtore e Drejtorisë Marketing dhe Kërkim Analizë, e AIDA-s

AIDA, në cilësinë e një prej partnerëve të rëndësishëm të projektit IDEA, mbështet këtë nismë dhe mundësitë unike që ofrohen për sipërmarrjet e reja dhe inovative.

BACK TO NEWS