Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, në hapjen e Tirana Slush’D

Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, në hapjen e Tirana Slush’D 💡
Znj. Saro ishte e pranishme në eventin e hapjes së Tirana Slush’D, ku foli mbi rolin e AIDA-s për të ardhmen e inovacionit në Shqipëri.
AIDA ka në fokusin e saj mbështetjen ndaj NMVM-ve, si qeliza themelore të zhvillimit ekonomik të vendit. Në kuadër të kësaj rëndësie, AIDA mbështet sipërmarrjet e reja, lehtëson aksesin në financim për të gjithë bizneset, ndihmon në ndërkombëtarizimin e tyre dhe inkurajon inovacionin.
Tirana Slush’D pritet të promovojë inovacionit rajonal dhe të tërheqë investitorë të mëdhenj si VC dhe Angel Investors në Shqipëri, ndaj Znj. Saro përgëzoi iniciativën dhe shprehu gatishmërinë maksimale nga AIDA.
BACK TO NEWS