Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, priti në një takim Sh.T. Z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, ambasadorin e Katarit në Shqipëri.

🇦🇱 🤝 🇶🇦
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, priti në një takim Sh.T. Z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, ambasadorin e Katarit në Shqipëri. Diskutimet u përqendruan në planet konkrete për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Katarit.
Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushat prioritare të ekonomisë. Znj. Saro nënvizoi mundësitë për tërheqjen e investimeve nga Katari në sektorët e rëndësishëm, ndërsa ambasadori shprehu interes për projekte që do të sjellin përfitime të ndërsjella.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik.
BACK TO NEWS