Forumi i 2-të i Konsulencës Shqiptare

U mbajt me 6 Qershor 2019, Forumi i 2-të i Konsulencës Shqiptare me teme “Investimi për eksporte dhe partneritete ndërkombëtare në shërbimet e konsulencës – Realiteti dhe mundësitë për konsulencën shqiptare” e organizuar nga ACN (Albanian Consulting Network.). Ky forum mblodhi konsulentë dhe përfaqësues të biznesit për të ndarë njohuritë mbi praktikat më të mira, përmirësuar shërbimet, kompetencën e personelit dhe investimet e nevojshme për t’u përshtatur me mjedisin ndërkombëtar të tregut të konsulencës.

Fjalen e hapjes e mbajti Z. Arben Memo – Drejtues Bordi, Albanian Consulting Network, mbi mundësite dhe sfidat për ACN-në, me qëllim mbështetjen në investime për eksport dhe partneritete ndërkombëtare të konsulencës shqiptare. Fjalën përshëndetëse e mori dhe përfaqësuesi i AIDAs, Drejtori i Investimeve të Huaja Direkte, Z. Genc Çeli, i cili theksoi rëndësinë e sektorit të konsulencës, duke shprehur gatishmërinë e AIDAs në ndihmë të këtij sektori, si në aspektin e konsulencës ndaj investitorëve ashtu edhe në promovimin e shërbimeve të konsulencës në eksport.

Në këtë event morën pjesë gjithashtu dhe përfaqësues të shoqatës ACN, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarjes, Z. Eduard Shalsi, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Znj. Ines Muçostepa, kompani anëtare të Dhomave të Tregtisë, agjencitë Rajonale të Zhvillimit.

BACK TO NEWS