Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve         

Çertifikimi i Audituesve të Inovacionit & Teknologjisë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju njofton se ka përfunduar me sukses proçesin e çertifikimit për 5 Auditues të Inovacionit dhe Teknologjisë Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit (BITS). Konsulentët e përzgjedhur kanë kaluar fazën e trajnimit dhe më pas kanë kaluar me sukses testimin.

Audituesit do të mbështesin kompanitë e vogla dhe të mesme (SME) për të vlerësuar kapacitetin e tyre inovativ dhe teknologjik, në mënyrë që të kryejnë investime të mirë-analizuara si dhe për të rritur vlerën e kompanisë së tyre. Kompanitë mund të aplikojnë për t’u asistuar nga Fondi i qeverisë për Inovacionin, së bashku me ndihmën e audituesit të çertifikuar të Inovacionit dhe Teknologjisë, i cili më pas do kryejë edhe konsulencën me kompaninë. Në përfundim, audituesi do t’i paraqesë kompanisë Raportin e Opsioneve të Inovacionit, i cili do të shërbejë edhe për kryerjen e rimbursimit në rast se kompania ka marrë paraprakisht aprovimin nga Komisioni i Fondit të Inovacionit.

 Konsulentë të tjerë që duan të trajnohen e të kalojnë fazat e çertifikimit për Auditues të Inovacionit dhe Teknologjisë, ju lutem të na kontakojnë në adresën bric@aida.gov.al

 Gjithashtu kompanitë të cilat janë të interesuara të kenë listën e audituesve të çertifikuar të Inovacionit dhe Teknologjisë, ju lutem na konataktoni:bric@aida.gov.al

Gjithashtu ftojmë kompanitë të aplikojnë për masën e II-të të Fondit të Inovacionit, Kërkimi i Teknologjisë Ndërkombëtare. Për më tepër informacion mbi Fondin e Inovacionit ju lutem klikoni në www.aida.gov.al/?page_id=368&lang=al

Comments are closed.




Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2012 Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve
Blv.Gjergj Fishta, Pall.Shallvare, Tirane, Tel: +355 (0) 42251001
e-mail: info@aida.gov.al, www.aida.gov.al
Jonian Gjermani Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes Lorazepam Side Effects Be Creative