Panairi “Safety and Security Expo 2019”, me Edicionin e tij të II-të në datat 13 – 14 Dhjetor, në Expocity

Në datat 13-14 Dhjetor 2019, do të zhvillohet Edicioni i II- të i panairit “Safety and Security Expo 2019”, në Expocity. “Safety & Security Expo 2019” do të jetë një panair tregtar, ku do të marrin pjesë kompani vendase dhe të huaja, për të prezantuar të gjitha markat, shërbimet, produktet dhe tendencat më të fundit të teknologjisë në fushën e sigurisë.

Ekspozues të shumtë kombëtarë, rajonalë edhe më gjerë, do të paraqesin zhvillimet dhe tendencat më të fundit të teknologjisë, do të n’a njohin me të gjitha temat që përfshijnë sigurinë dhe shëndetin, paraqesin zgjidhje praktike dhe mundësi për investime të mëtejshme, etj. Në këtë edicion, panairi ofron një mundësi ideale për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja brenda rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë.

Ky event do të jetë shumë interaktiv, do të sjellë së bashku përfaqësues të sektorit privat dhe publik, shqiptarë dhe të huaj, panel ekspertësh të fushës së sigurisë, lektorë të ftuar, për të shkëmbyer përvoja dhe ide në funksion të problemeve në rritje të sigurisë dhe shëndetit, në formën e forumit, workshop-eve, takimeve B2B, tryezave të rrumbullakta, etj.

BACK TO NEWS