AIDA zhvillon takime me kompanitë në Shkodër

Sektori i përkujdesjes ndaj Investitorit / Aftercare shoqëruar nga stafi i Bashkisë Shkodër, në kuadër të Programit “Investment promotion & Aftercare” ka realizuar disa vizita me kompani në këtë qytet.

Një prej kompanive të përzgjedhura ka qenë Famiko Shoes, në sektorin e prodhimit të lëkurë këpucës, me të cilën ndër diskutimet kryesore ishte sfida që kompania has kryesisht në gjetjen dhe kualifikimin e forcës punëtore, por dhe politika ambicioze e kompanisë në zgjerimin e linjës së prodhimit në dy kompani të reja.

Më pas vizita ka vijuar pranë kompanisë Moda Teli ku jemi njohur nga afër me planet afatshkurtër të kompanisë kyesisht në investime të vazhdueshme në teknologji dhe kalimin në prodhimin e produkteve të modës së lartë. Vizita është përmbyllur në kompaninë B&G Service Group operuese në sektorin e Teknologjisë së Informacion dhe Komunikimit.
Këto vizita kishin për qëllim përcaktimin e potencialeve për riinvestime, vlerësimin e nevojave në shërbimet e ofruara ndaj biznesit, si dhe identifikimin e sfidave kryesore që lidhen me projektet e investimeve në Industrinë e Manifakturës dhe TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit).

Kompania rework shpk