Bëhuni pjesë e takimit virtual Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event datë 12-16 Tetor 2020

Bëhuni pjesë e takimit virtual Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event datë 12-16 Tetor 2020

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN – Albania) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në eventin virtual “Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event”, i cili do të zhvillohet në datat 12- 16 Tetor 2020.

Istanbul Fintech Week 2020 është një event dhe platformë ndërkombëtare ku sipërmarrësit, investitorët, profesionistët, drejtuesit nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar mbi fushën e inovacionit financiar dhe teknologjive (Fintech), si edhe mbi trendet dhe zhvillimet më të fundit mbi inovacionin.

Tematikat e eventit janë:
Bankingu 4.0
Sigurimi 4.0
Investimi 4.0
Shërbimet e pajtueshmërisë rregullatore dhe teknologjitë
Përfshirja financiare
Inovacion i hapur
Siguria kibernetike
Pagesat

Në këtë event virtual sipërmarrjet e vogla dhe të mesme #NVM #SME do të zhvillojnë takime #B2B të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin mund të vizitoni linkun: https://ifw2020.b2match.io/home

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.

Afati regjistrimit është data 14 Shtator 2020.

AIDA nëpërmjet Ambasadës Sllovake në Tiranë, njofton se në datë 21 tetor 2020, do të mbahet eventi ndërkombëtar “Slovak Matchmaking Fair 2020 Ftesë për pjesëmarrje në eventin "InnoVision Ecosystem Awards 2020", 13 tetor 2020, Tel Aviv