Mesazhi I Drejtorit Ekzekutiv

Sokol NANO

Që prej muajit Prill 2018, Z. Sokol Nano mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Z. Nano është diplomuar në degën Menaxhim Biznesi, Kolegji Amerikan i Selanikut, dhe ka një eksperience të gjatë prej 18 vitesh në pozicione drejtuese.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) konsiderohet si pikë kyçe në nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në vend, si promotore e zhvillimit të mëtejshëm te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe si një entitet i fortë stimulues për produktet Made in Albania.

AIDA, konceptuar si një strukturë bërthamë, është një partner i përkushtuar për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në Shqipëri, si dhe rritjen e mundësive për investim dhe zhvillim të sektorëve prioritarë në vend.

Ne synojmë zhvillimin e një strukture dinamike të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve profesionale One Stop Shop ndaj investitorëve vendas dhe të huaj, të cilët duan të investojnë kapitalin e tyre në Shqipëri.

Gjithashtu ne do të vijojmë të mbështesim zhvillimin e biznesit shqiptar, për ta bërë atë më konkurrues në tregun vendas dhe në veçanti në tregun e huaj, nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja në biznes si dhe nxitjes së inovacionit.

Suksesi i AIDAs në përmbushjen e misionit të saj lidhet ngushtë me konsolidimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me agjencitë homologe, organizatat dhe institucionet lokale e qëndrore.

Ne jemi mbështetja që ju duhet në vendimin tuaj për të investuar, për të zhvilluar biznesin tuaj dhe për të konkurruar në treg.

Email: sokol.nano@aida.gov.al