Technology Forum 2020 – Matchmaking Online Event | Promoting Business &Technology Partnerships

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit ju fton të bëheni pjesë e takimve virtuale #B2B që do të zhvillohen në kuadër të forumit të teknologjisë Technology Forum, në datën 2 Dhjetor.

Ftohen të gjitha sipërmarrjet inovative, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe organizata të tjera që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit ITC të jenë pjesë e takimeve #B2B me qëllim zgjerimin e rrjetit, si edhe krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe kërkimit.

Regjistrimi në platformë është pa pagesë dhe afati i regjistrimit është data 1 Dhjetor 2020.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë mund të kontaktojnë në adresën info@aida.gov.al ose të regjistrohen në linkun https://technologyforum2020.b2match.io/page-751

Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen e eventit https://technologyforum2020.b2match.io/home

BACK TO NEWS