🎓 Albite Conference vë në fokus turizmin përtej kufijve tradicionalë

🎓 Albite Conference vë në fokus turizmin përtej kufijve tradicionalë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ishte pjesë e Albite Conference – 1st Edition, organizuar nga Albchef – Albanian Chefs Network, një event që solli në vëmendje rolin e gastronomisë dhe turizmit në zhvillimin ekonomik dhe kulturor.

Paneli “Beyond Destinations” vendosi në qendër të diskutimit turizmin si një koncept që shkon përtej udhëtimit klasik, duke u fokusuar tek përvoja, kultura dhe ndikimi i tij në zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspertë dhe përfaqësues institucionesh ndanë perspektiva mbi mënyrën se si turizmi mund të shërbejë si një urë lidhëse mes komuniteteve dhe një nxitës i investimeve.

Në këtë panel, znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s, theksoi se turizmi duhet parë si një instrument i diplomacisë kulturore që krijon lidhje të qëndrueshme mes njerëzve dhe ekonomive. Ajo nënvizoi rëndësinë e përvojave autentike, veçanërisht atyre të lidhura me gastronominë dhe traditat lokale, si një aset kyç për promovimin e Shqipërisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

🌍 Paneli theksoi se Shqipëria ka potencial të madh për t’u zhvilluar si një destinacion i qëndrueshëm dhe konkurrues, duke ndërtuar një model që ndërthur turizmin, kulturën dhe investimin për përfitime afatgjata.

🤝 AIDA vijon të mbështesë iniciativa që forcojnë këtë ndërthurje dhe promovojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

BACK TO NEWS