29 maj – 1 qershor 2023, do të organizohet Ekspozita Ndërkombëtare e Makinerive të Rënda “Heavy Max”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 29 maj – 1 qershor 2023, do të organizohet Ekspozita Ndërkombëtare e Makinerive të Rënda “Heavy Max”, në Doha, Katar. “Heavy Max” do të bëjë bashkë tregtarë, furnitorë, prodhues, agjentë dhe inxhinierë të industrisë së makinerive të rënda, të markave më të mira, nga shumë vende të botës.
Kjo ekspozitë do të shërbejë edhe si një platformë komunikimi dhe informacioni, e cila do t’ju ofrojë kompanive ekspozuese mundësinë që të prezantojnë produktete e tyre para një auditori ekspertësh.
Për më shumë informacion mbi ekspozitën vizitoni linkun: http://projectqatar.com/heavy-max