8-9 Qershor 2023, do të organizohet në Slloveni, Festivali i Ujit të Bled-it
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 8-9 Qershor 2023, do të organizohet në Slloveni, Festivali i Ujit të Bled-it.
Festivali i Ujit të Bledit është një platformë ndërkombëtare jofitimprurëse e dedikuar për të identifikuar idetë, shërbimet dhe projektet inovative në fushën e ujit në nivel individual, biznesi dhe kombëtar.
Ftohen të marrin pjesë autoritete që mbulojnë fushën e laboratorit dhe inovacionit në fushën e ujit, por edhe kompani të prodhimit të ujit, të cilave do t’ju krijohet mundësia për të prezantuar produktet.
Afati i fundit për pjesëmarrje është data 1 Maj 2023, ndërsa tarifa e pjesëmarrjes është 2 mijë euro për prezantim.
Kompanitë e interesuara për pjesëmarrje, mund të vizitojnë faqen zyrtare: https://bledwf.com/