AIDA, ju informon se në datat 18-22 shtator 2024, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar “MOS 2024”, në Celje, Slloveni.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 18-22 shtator 2024, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar “MOS 2024”, në Celje, Slloveni.
“MOS 2024” është panairi më i madh biznesit dhe tregtisë në Slloveni, i cili çdo vit mbledh qindra pjesëmarrës si ekspozues dhe vizitorë nga shumë vende të botës.
Ky panair do të jetë i ndarë në 5 pavijone, ku secila do të mbulojë gjerësisht një sektor dhe nënsektorë si: Ndërtimi, Industria e Materialeve dhe Pajisjeve, Turizmi, Inovacioni dhe Zgjidhjet Inovative Digjitale, Energjia e Qëndrueshme, Modë, Produktet Konsumatore, etj.
Panairi “MOS 2024” do të ofrojë një mundësi shumë të mirë për lidhjen e kontratave të reja, krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese, njohjen me zhvillimet më inovative dhe ofrojë shkëmbim eksperiencash.
Për më shumë informacion lutemi vizitoni linkun: https://ce-sejem.si/en/fairs/mos/
BACK TO NEWS