AIDA, ju informon mbi programin “Ye! Youth Ecopreneur Programme (YECO)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon mbi programin “Ye! Youth Ecopreneur Programme (YECO)” në mbështetje të sipërmarrjeve të gjelbëra, i mundësuar nga #InternationalTradeCentre (ITC), në partneritet me G20 Global Land Initiative and Ye Community.
Programi YECO do të mbështesë sipërmarrësit e rinj duke ofruar akses në burimet thelbësore, mentorim, kapital fillestar dhe mundësi rrjetëzimi.
Sipërmarrësit e rinj nën 35 vjeç, që promovojnë qëndrueshmërinë, rehabilitimin e tokës, qarkullimin dhe/ose ekonominë e gjelbër, do të kenë mundësi për t’u rritur 📈 dhe rrjetëzuar ndërkombëtarisht.
Afati i aplikimit është deri më datë  22 mars 2024.
 Për më shumë informacion ose për të aplikuar vizitoni linkun
BACK TO NEWS