AIDA, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Shqipëri  “Ditët e Bujqësisë 2024”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Shqipëri  “Ditët e Bujqësisë 2024”, i cili do të mbahet në datat 24-26 Prill 2024, në Lushnjë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.
Ju ftojmë të na vizitoni në stendën me numër 21, për t’u njohur me shërbimet dhe mbështetjen që AIDA ofron për NMVM që operojnë në këtë sektor.
BACK TO NEWS