Eksportet shqiptare shënojnë rritje!
Eksportet shqiptare shënojnë rritje për muajin Prill 2024 sipas të dhënave të publikuara nga Instat.
Eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë në Prill 2024, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3,9 %, në krahasim me një muaj më parë.
Në rritjen e eksporteve prej 1,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet:
• “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”me +4,6 pikë përqindje;
• “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje;
• “Produkte kimike dhe plastike”me +0,5 pikë përqindje.
Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në këtë periudhë, krahasuar me një vit më parë janë: Spanja (84,7 %), Kina (155,4 %) dhe Maqedonia e Veriut (91,4 %) .
Në këtë muaj, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69 % të eksporteve gjithsej.