AIDA organizoi eventin “Zgjidh të Vendit”, duke bërë bashkë aktorët e biznesit dhe politikbërësit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi eventin “Zgjidh të Vendit”, duke bërë bashkë aktorët e biznesit dhe politikbërësit.
Qëllimi i eventit ishte përfshirja e produkteve vendase në menutë e hoteleve dhe restoranteve, si edhe në politikat promovuese tek turistët e huaj.
Eventi u hap nga znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, e cila theksoi cilësinë e produkteve vendase dhe potencialin e tyre, duke u shprehur se AIDA është dritarja unike ku biznesi mund të drejtohet për çdo nevojë. Znj. Saro prezantoi për të pranishmit edhe nismat që AIDA do të ndërmarrë në vijim për të suportuar bizneset.
Të pranishëm në event për të prezantuar nismat e tyre ishin z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Mirela Kumbaro, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit dhe z. Enio Civici, zv/ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Z. Rigers Kacorri dhe znj. Silvana Subashi prezantuan ofertën e prodhuesve vendas që operojnë në dy sektorë të rëndësishëm, si vera dhe vaji i ullirit.