Shqipëria, për herë të parë, do të marrë pjesë në panairin prestigjioz të industrisë ushqimore, “Food Ingredients North America 2024”, në Las Vegas, USA. 

Shqipëria, për herë të parë, do të marrë pjesë në panairin prestigjioz të industrisë ushqimore, “Food Ingredients North America 2024”, në Las Vegas, USA.
Në stendën shqiptare në këtë panair, do të përfaqësohen plot 8 kompani shqiptare nga sektori i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe Vajit të Ullirit!
Ky event ndërkombëtar, i organizuar nga AIDA në bashkëpunim me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania, do të zhvillohet në Las Vegas, SHBA, nga data 30 deri më 31 tetor 2024. Panairi “FI North America” është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për industrinë ushqimore, që mbledh bashkë profesionistë dhe kompani nga mbarë bota.
Pavijoni i Shqipërisë do të ndodhet në stendën nr. 1231, në orarin 09:00 – 18:30, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay, Las Vegas. Këtu, do të keni mundësinë të zbuloni aromat dhe shijet unike të produkteve shqiptare, të prezantuara nga 8 kompani pjesëmarrëse. Vizitorët do të kenë mundësi të njohin cilësinë e bimëve medicinale dhe aromatike, si dhe vajin e ullirit që vjen nga tradita dhe pasioni shqiptar.
Për më shumë informacion dhe për të vizituar stendën, sigurohuni që të shënoni këtë datë në kalendarin tuaj.
Na ndiqni për të mos humbur asnjë përditësim rreth pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë panair të rëndësishëm!
BACK TO NEWS