Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA

Pavijoni i Shqipërisë🇦🇱 në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA🇺🇸– Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.
🔷Panairi “FI North America” është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për industrinë ushqimore, që mbledh bashkë profesionistë dhe kompani nga mbarë bota, nga data 30 deri më 31 tetor 2024.
Pavjoni i Shqipërisë do të përfaqësojë 8 kompani shqiptare nga sektori i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe Vajit të Ullirit dhe organizohet nga AIDA në bashkëpunim me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania.
Njihuni me kompanitë tona:
 (1/8) Albanian Herb
“Albanian Herb” filloi veprimtarinë në Durrës në vitin 2006. Kompania ka kontroll të plotë mbi lëndën e parë, duke ruajtur kështu bimët të freskëta, proceset e gjurmimit, projektet e qëndrueshmërisë dhe fermat e kontraktuara veçanërisht për sherebelën (Salva officinalis) dhe rigonin (Origanum) dhe prej disa vitesh eksporton.
Ju ftojmë të shfletoni broshurën për profilet e plota të kompanive në linkun https://aida.gov.al/…/FI-North-America-Trade-Fair-2024…
BACK TO NEWS