Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA – Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.

Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA – Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.
Panairi “FI North America” është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për industrinë ushqimore, që mbledh bashkë profesionistë dhe kompani nga mbarë bota, nga data 30 deri më 31 tetor 2024.
Pavjoni i Shqipërisë do të përfaqësojë 8 kompani shqiptare nga sektori i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe Vajit të Ullirit dhe organizohet nga AIDA në bashkëpunim me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania.
📌 Njihuni me kompanitë tona:
(2/8) Bidaj
“Bidaj” filloi veprimtarinë në vitin 1994. Kompania menaxhon rreth 30 Ha, ku kultivon bimë, por gjithashtu mbledh bimë dhe nga natyra në male, fusha dhe pyje, duke u kujdesur për të gjitha proceset. Kompania eksporton një shumëllojshmëri produktesh, ku që në 2017 është e pajisur me certifikimin organik të BE.
Ju ftojmë të shfletoni broshurën për profilet e plota të kompanive🌿 në linkun https://aida.gov.al/…/FI-North-America-Trade-Fair-2024…
BACK TO NEWS