Ftesë për pjesëmarrje në panairin Food Ingredients – North America, Supply Side West

Ftesë për pjesëmarrje në panairin Food Ingredients – North America, Supply Side West
Food Ingredients – North America është cilësuar si një nga panairet më të mëdhenj të ushqimit organik, dhe bimëve aromatike dhe medicinale, i cili bashkon blerësit dhe furnizuesit e industrisë së ushqimit, pijeve, suplementeve dietike dhe sportive për të ndërvepruar dhe eksploruar tendencat e industrisë, risitë shkencore dhe produktet me performancë të lartë.
Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ITC Albania (Internacional Trade Centre) dhe SIPPO Albania (Swiss Import Promotion Programme) po planifikojnë pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në këtë panair, i cili do të zhvillohet në Las Vegas, USA, në datat 27-30 Tetor 2025.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Të jetë NVM me shumicë kapital vendas (jo me pak se 51%), që prodhon produkte nga sektoret: bimët medicinale dhe aromatike, vajra esencialë dhe vaj ulliri
  • Të ketë potencial eksporti ose të realizojë aktualisht eksporte drejt Amerikës së Veriut, të dëshmuara me certifikata cilësie dhe/ose sigurie ushqimore
  • Të mbulojë kostot dhe shpenzimet e udhëtimit për 2-3 përfaqësues të kompanisë
  • Të mbulojë tarifën e marketingut për promovimin e kompanisë në mediat e panairit
  • Përfaqësuesit e kompanisë duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Përfaqësuesit e kompanisë duhet të jenë të pajisur me vizë amerikane aktive.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që kanë interes për të marrë pjesë në panair dhe që plotësojnë kriteret e mësipërme, të plotësojnë formularin e profilit të kompanisë që gjeni në linkun: Link dhe ta dërgojnë në adresën e emailit: info@aida.gov.al brenda datës 31 janar 2025.
Për më shumë informacion rreth panairit, klikoni në linkun: https://www.supplysideglobal.com/en/home.html
BACK TO NEWS