FTESË PËR BIZNESET NË INDUSTRINË KREATIVE & MUZIKORE | NJË MUNDËSI PËR T’U ZGJERUAR NË EUROPË!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë pjesë e platformës ndërkombëtare MUSE-X, që zhvillohet më 17–19 Prill 2026 në Tiranë.
Në këtë kuadër, AIDA ju fton të bëheni pjesë e workshop-it dhe takimeve B2B, të dedikuara për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zgjerimin e rrjeteve të biznesit, në bashkëpunim me Enterprise Europe Network (EEN) dhe Unioncamere Puglia.
Muse-X bashkon profesionistë nga muzika, filmi, artet vizuale, dizajni, teknologjia dhe inovacioni kulturor, duke krijuar një hapësirë ku krijimtaria lidhet me industrinë dhe bashkëpunimi kalon kufijtë.
“Small Regions, Big Networks”
Me pjesëmarrjen e 6 kompanive nga Puglia, përfaqësuese të industrive kreative mundësuar nga Unioncamere Puglia.
• Krijoni lidhje me kompani vendase dhe ndërkombëtare
• Zbuloni mundësi të reja bashkëpunimi
• Rrisni prezencën tuaj në industrinë kreative

