Takim për zbatimin e programit SCORE dhe forcimin e bashkëpunimit institucional
Takim për zbatimin e programit SCORE dhe forcimin e bashkëpunimit institucional
Në kuadër të programit SCORE drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, mirëpriti në një takim znj.Rania Bikhazi, Specialiste e Lartë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO).), si dhe znj. Raelva Shabanaj, Koordinatore Kombëtare e Projektit “Business Partnerships and Solutions for SDGs”.
Githashtu në takim morën pjesë , Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, si dhe Zëvendësministri i Financave, z. Andi Memeti.
Gjatë diskutimeve u trajtua zbatimi i programit SCORE në Shqipëri, si dhe rëndësia e përfshirjes së institucioneve shtetërore për të garantuar koordinimin dhe komunikimin efektiv ndërmjet agjencive përkatëse. U theksua roli i këtij programi në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe forcimin e dialogut social.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e promovimit të praktikave të përgjegjshme të biznesit (RBC) dhe zbatimit të kujdesit të duhur për të drejtat e njeriut (HRDD), si elemente kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të reformave që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian të vendit.

