30 prill 2026, në ambientet e Haus der Deutschen Wirtschaft u zhvillua Konferenca e Biznesit Gjermani–Shqipëri
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në këtë aktivitet duke organizuar workshop-in me temë “Mundësitë dhe Lehtësitë për Investime në Shqipëri – si dhe Mbrojtja e Investimeve”.
Workshop-i u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, e cila prezantoi rolin e Gjermanisë si një partner strategjik ekonomik për Shqipërinë, si dhe angazhimin e AIDA-s në promovimin dhe lehtësimin e investimeve në vend.
Gjatë workshop-it u prezantuan zhvillimet kryesore ekonomike në Shqipëri, sektorët me potencial të lartë zhvillimi, infrastruktura strategjike dhe instrumentet mbështetëse për investitorët e huaj në faza të ndryshme të procesit të investimit.
Pjesëmarrja në këtë konferencë shërbeu si një mundësi për të prezantuar klimën e investimeve në Shqipëri dhe për të nxitur interesin e komunitetit të biznesit gjerman për bashkëpunime dhe projekte konkrete në sektorë me potencial zhvillimi.

