AIDA mori pjesë në Kosova Finance Forum, i cili u zhvillua në datat 27–28 Prill në Prishtinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në Kosova Finance Forum, i cili u zhvillua në datat 27–28 Prill në Prishtinë, duke mbledhur aktorë kyç të politikëbërjes, biznesit dhe financës në rajon.
Në panelin me temë “Demografia, Produktiviteti dhe Rritja në Ballkanin Perëndimor”, Znj. Geraldina Fejzaj, përgjegjëse sektori pranë Drejtorisë së Investimeve të Huaja Direkte, Partneritetit dhe Kërkimit në AIDA, theksoi se demografia nuk është më thjesht një çështje sociale, por një faktor përcaktues për klimën e investimeve dhe rritjen ekonomike.
Ajo nënvizoi se investitorët janë gjithnjë e më të fokusuar tek disponueshmëria dhe cilësia e kapitalit njerëzor, duke e bërë fuqinë punëtore një element vendimtar në vendimmarrjen për investime.
Në përfundim, u theksua se sfidat demografike mund të shndërrohen në mundësi reale zhvillimi, përmes politikave të mirëkoordinuara dhe një vizioni të orientuar drejt produktivitetit dhe integrimit rajonal.
BACK TO NEWS