Sesioni i parë informues :“Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026

Sesioni i parë informues :“Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026
Sot, në zyrat e AIDA-s, u zhvillua me sukses sesioni i parë informues për skemën e granteve “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026. Ky takim i parë shënoi një interes shumë të lartë nga subjektet e interesuara, të cilët morën pjesë aktivisht për t’u njohur më nga afër me kriteret, kushtet e përfitimit dhe procedurat e aplikimit.
Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit tanë sqaruan në detaje të gjitha pyetjet dhe paqartësitë e ngritura nga bizneset, duke ofruar udhëzime konkrete për një aplikim sa më të saktë. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mbetet plotësisht e angazhuar dhe në gatishmëri të plotë për të mbështetur dhe asistuar çdo subjekt gjatë të gjithë procesit të aplikimit, me synim suksesin e sipërmarrjeve tuaja.
⏳ Afati i Fundit për aplikim:
🗓️ 09 Qershor 2026
⏰ Ora 16:30
BACK TO NEWS