Thirrje për bizneset :Sektori i Energjisë

⚡ Thirrje për bizneset :Sektori i Energjisë
Tranzicioni drejt energjisë së gjelbër kërkon partneritete strategjike dhe investime të qëndrueshme. Në kuadër të Forumit Ekonomik Shqipëri-Poloni, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e energjisë, burimeve të rinovueshme dhe infrastrukturës energjetike të bëhen pjesë e delegacionit zyrtar në Varshavë.
🤝 Forumi ekonomik do të ofrojë mundësi për takime me kompani dhe liderë polakë të teknologjisë energjetike si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane në sektorin energjetik.
📍 Varshavë, Poloni
📅 19 Qershor 2026
📩 Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë shprehjen e interesit në :info@aida.gov.al
BACK TO NEWS