EKSPORTET SHQIPTARE NË RRITJE – PRILL 2026
EKSPORTET SHQIPTARE NË RRITJE – PRILL 2026
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet e mallrave në muajin Prill 2026 arritën vlerën 34,9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 6,8% më shumë krahasuar me Marsin 2026.
Rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga sektorët:
– Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike
– Materiale ndërtimi dhe metale
– Ushqime, pije dhe duhan
– Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, etj.
Partnerët me rritjen më të lartë të eksporteve shqiptare rezultojnë:
-Kosova me 26,0%
-Gjermania me 28,9%
Vendet e Bashkimit Evropian vijojnë të mbeten partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, duke zënë 53,8% të tregtisë totale, ndërsa eksportet drejt BE-së përbëjnë 62% të eksporteve gjithsej.
Në mbështetje të ndërmarrjeve shqiptare që synojnë zgjerimin në tregjet ndërkombëtare, AIDA ka vënë në dispozicion edhe Platformën e Eksporteve, https://exportalbania.al/, ku bizneset shqiptare me krijimin e një profili në platformë mund të promovojnë produktet dhe shërbimet “Made in Albania” në tregjet globale. Platforma u ofron subjekteve mundësinë për të rritur vizibilitetin ndërkombëtar, për të identifikuar partnerë potencialë, distributorë apo blerës të huaj, si dhe akses në mjete dhe informacione mbi tregjet e eksportit.
AIDA mbetet e angazhuar në mbështetjen e ndërmarrjeve shqiptare për rritjen e eksporteve, zgjerimin në tregjet ndërkombëtare dhe promovimin e produkteve shqiptare.

