Thirrje për bizneset: Sektori I Ndërtimit
Kompanitë shqiptare të ndërtimit kanë dëshmuar tashmë kapacitete të larta në tregun vendas, por hapi tjetër është zhvillimi i qëndrueshëm urban me standarde evropiane. Në kuadër të Forumit Ekonomik Shqipëri-Poloni, AIDA ju fton të bëheni pjesë e këtij misioni tregtar në Poloni për të krijuar konsorciume dhe Joint Ventures me kompani polake të specializuara në infrastrukturë madhore.
Ky forum shërben si një tryezë pune e nivelit të lartë ku sipërmarrja juaj mund të bashkojë kapitalet dhe ekspertizën për projekte me rëndësi strategjike.

