Sesioni i dytë informues: “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026
Sesioni i dytë informues: “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026
Sot, në ambientet e AIDA-s, u përmbyll me sukses takimi i dytë në kuadër të ciklit të sesioneve informuese për fondet grant të vitit 2026. Ky sesion rikonfirmoi interesin e lartë dhe vëmendjen e shtuar të NMVM-ve, ku sipërmarrës të shumtë u bënë pjesë e diskutimit për të kuptuar më mirë specifikat teknike dhe hapat praktikë të aplikimit. Fokus i veçantë iu dedikua sqarimit të rasteve konkrete të ngritura nga subjektet, duke ofruar zgjidhje dhe orientim të qartë mbi kriteret e përfitimit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vlerëson maksimalisht angazhimin e sipërmarrësve dhe mbetet në gatishmëri të plotë për t’i asistuar ata hap pas hapi drejt një aplikimi sa më cilësor dhe fitues.
Afati i Fundit për aplikim:
09 Qershor 2026

