AIDA fton kompanitë e sektorit të tekstilit të marrin pjesë në webinarin “Tekstile të Qëndrueshme: Rregullorja e Ekodizajnit dhe Mjeti për Vlerësimin e Gatishmërisë (ERAT)”

📢 AIDA fton kompanitë e sektorit të tekstilit të marrin pjesë në webinarin “Tekstile të Qëndrueshme: Rregullorja e Ekodizajnit dhe Mjeti për Vlerësimin e Gatishmërisë (ERAT)”, i cili do të zhvillohet më 12 qershor 2026, ora 09:30 am, në platformën Zoom.
Aktiviteti organizohet nga AIDA dhe Proeksport Albania (PEA), me mbështetjen teknike të Programit Zviceran për Promovimin e Importit (SIPPO), dhe synon të informojë kompanitë eksportuese të tekstilit mbi kërkesat e reja të Bashkimit Evropian për qëndrueshmërinë dhe ekodizajnin.
Gjatë webinarit, ekspertët e SIPPO-s do të prezantojnë mjetin ERAT (Ecodesign Readiness Assessment Tool), si dhe zhvillimet më të fundit lidhur me:
-Rregulloren për Ekodizajnin e Produkteve të Qëndrueshme (ESPR),
-Pasaportën Digjitale të Produktit (DPP),
-Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) dhe raportimin ESG.
Pjesëmarrja është pa pagesë, ndërsa regjistrimi është i detyrueshëm deri më 11 qershor 2026, ora 12:00.
Për t’u regjistruar, klikoni në linkun e mëposhtëm:
📆 12 Qershor
⏰️ 09:30
BACK TO NEWS