Thirrje për pjesëmarrje në Pavijonin Kombëtar Shqiptar në panairin MOS 2026, Slloveni
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton bizneset shqiptare të shprehin interesin për pjesëmarrje në Pavijonin Kombëtar Shqiptar në panairin ndërkombëtar MOS 2026, i cili do të zhvillohet në Celje, Slloveni, në datat 16–20 shtator 2026.
MOS është një nga panairet më të mëdha të biznesit dhe tregtisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke ofruar mundësi të vlefshme për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve të reja tregtare dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
Në kuadër të promovimit të eksporteve shqiptare dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve vendase, AIDA do të organizojë Pavijonin Kombëtar Shqiptar, ku kompanitë e përzgjedhura do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përpara një audience të gjerë profesionale.
Sektorët prioritarë për pjesëmarrje janë:
• Materiale ndërtimi dhe produkte për ndërtim
• Energji e rinovueshme
• Mobilje dhe përpunim druri
• Ushqime dhe pije
• Turizëm dhe hospitality
Bizneset e interesuara duhet të dërgojnë sa më shpejt shprehje interesi në adresën zyrtare:
Info@aida.gov.al

