B2B Shqipëri – Indi | Mundësi Tregtie dhe Investimi

📢 B2B Shqipëri – Indi | Mundësi Tregtie dhe Investimi
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Federatën e Organizatave të Eksportit të Indisë (FIEO), do të organizojë gjatë muajit korrik një sesion virtual B2B Shqipëri–Indi, me fokus krijimin e lidhjeve të biznesit dhe eksplorimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre indiane.
Sesioni synon të identifikojë partnerë potencialë dhe të nxisë bashkëpunimin në sektorët:
• Karburante minerale dhe energji
• Makineri dhe produkte inxhinierike
• Qeramika
• Tekstile
• Produkte agro-ushqimore
• Produkte farmaceutike
• ICT / BPO
Bizneset shqiptare të interesuara ftohen të dërgojnë sa më shpejt shprehjen e interesit në adresën zyrtare të AIDA-s: info@aida.gov.al.
Për më shumë mundësi bashkëpunimi dhe njoftime të reja, ndiqni AIDA-n në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të internetit.
BACK TO NEWS